Arbëri

“Bllokadë” nga Mali i Zi, shqiptarët kalojnë vetëm me test

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë bën me dije se Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka prezantuar masa të reja për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Duke filluar nga data 22 dhjetor e deri më 11 janar 2021, shtetasve shqiptarë, ashtu si edhe shtetasve të tjerë të huaj u mundësohet hyrja në Mal të Zi vetëm nëse janë të pajisur me rezultat negativ të testit PCR dhe jo më të vjetër se 72 orë.