1 perditesime
15:07

Zemaj bën thirrje për kujdes: S’duhet të na dështojë asnjë hallkë e mbikëqyrjes

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se duhet më shumë kujdes për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve. Ai ka thënë se duhet mbikëqyrje e masave anti-Covid.

Zemaj ka thënë se nuk duhet të dështojë asnjë hallkë e mbikëqyrjes.

Ai ka thënë se qytetarët që vijnë nga vendet tjera në Kosovë e që kanë vendbanim në Kosovë, nuk kanë nevojë të kenë teste PCR, duke shtuar se testimit i nënshtrohen ata që nuk kanë vendbanim në Kosovë.

Zemaj ka bërë me dije se të gjithë bashkatdhetarët po vijnë nga vendet me risk të madh të infeksionit, prandaj ka kërkuar edhe kujdes nga të gjithë.

“Përtej pandemisë, edhe sot ne ju bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve për ruajtje të shëndetit dhe të mos e ngarkojmë sistemin shëndetësor sepse edhe në këto kushte është i ngarkuar”, ka thënë ai.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë, Samedin Mehmeti ka thënë se shqetësim është rritja e numrit të të ardhurve derisa ka shtuar se janë duke marrë masat e nevojshme për mbikëqyrjen e masave.

14:57

Zemaj: S’do të ketë masa të reja anti-Covid pa koordinim me të gjitha institucionet

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se nuk do të merret asnjë masë dhe asnjë vendim pa koordinim të plotë me institucionet e involvuara në zbatueshmërinë e ligjit për pandeminë.

Ai ka shkruar se çdo masë apo vendim është i kotë nëse nuk ka mbikëqyrje rigoroze të zbatimit të masave.

“Në Republikën e Kosovës, autoriteti i vetëm që interpreton masat anti Covid është Ministria e Shëndetësisë, çdo vendim tjetër i lëshuar nga ndonjë institucion tjetër, si leje për veprim është i pavlefshëm dhe policia dhe inspektoratet duhet të veprojnë menjëherë. Tashmë, kur kemi edhe ardhjen e diasporës dhe mundësinë e grumbullimit të qytetarëve, lusim të gjithë qytetarët për respektim rigoroz të masave”, ka thënë ai.