Arbëri

Seancë e re për Thaçin dhe të tjerët në Speciale

Gjykata Speciale në Hagë, sot do të mbajë seancë të re për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Seanca pritet të nisë në orën 11:00 dhe do të jetë konferencë statusore mbi ecurinë e çështjes, siç ishte mbajtur edhe më 18 nëntor.

Mbrojtja, sipas kërkesës së gjyqtarit të procedurës paraprake, është dashur që të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor. \ ksp