Arbëri

Dështojnë raportimet e sotme në Komisionin për hidrocentrale

Ka dështuar, në mungesë të deputetëve, raportimi i ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi, në Komisionin për procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve, i paraparë të niste në orën 11:00.

Po ashtu është shtyrë edhe raportimi i drejtoreshës së Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Letafete Latifi.

Takimi i komisionit është shtyrë për javën e ardhshme.