Arbëri

Avokati i Popullit: Rimbursimi i parave të Trustit nga qeveria, nuk përbën diskriminim

Foto: Koha
 

Rimbursimi i mjeteve nga Qeveria e Kosovës të 10 për qind të kursimeve për pjesëmarrësit që kanë nën 10 mijë euro në Fondin e Kursimeve Pensionale, në situatën aktuale nuk ka karakter diskriminues, thonë në institucionin e Avokati i Popullit.

Ligji për rimëkëmbje ekonomike COVID-19 është votuar më 4 dhjetor në Kuvendin e Kosovës dhe është shpallur në Gazetën Zyrtare më 7 dhjetor 2020, që nënkupton edhe hyrjen në fuqi të këtij legjislacioni.