Arbëri

Asnjë seancë gjyqësore për dy fëmijët që u mbytën në Kolovicë, dyshohet për ndikim në organet e drejtësisë

Foto: Ilustrim
 

Shteti nuk po arrin të vendos drejtësi për Florentin e Florenten, dy të mitur që humbën jetën në një gropë të hapur në Kolovicë. Kanë kaluar më shumë se katër vjet kur vëlla e motër, tragjikisht humbën jetën në atë vend, ndërkohë që pavarësisht gjashtë kallëzimeve penale, ende nuk është mbajtur as edhe një seancë gjyqësore.

Para katër vjet e gjysmë, vëlla e motër, njëri i moshës 11 e tjetri 13 vjeç e kishin humbur jetën në një gropë të hapur kohë më parë në lagjen Kolovica të Prishtinës.