Arbëri

Salihu: E drejta për të aplikuar për tërheqjen e 10% zgjat 4 muaj

Foto: KOHA
 

Të premten, pas tetë tentimesh, Kuvendi i Kosovës miratoi Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, ku është përfshirë edhe tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Ky projektligj, i cili shndërrohet në ligj pas dekretimit të presidentit të Kosovës, do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor 2021, përjashtimisht disa dispozitave që do të jenë të vlefshme deri në vitin 2028.