Arbëri

Paditet “Kelkosi”, QRGJS: Shkelje të shumta ligjore në licencimin e HC-ve në Deçan

Gjatë procesit të lëshimit të lejeve për hidrocentralet në Grykën e Deçanit, qytetarëve u është shkelur e drejta themelore e garantuar me Kushtetutë pasi u është mohuar e drejta për të marrë pjesë në vendimet që kanë të bëjnë me mjedisin ku jetojnë, pra pa u zhvilluar debat publik, siç kërkohet me ligj, raporton KOHA.

Kjo është vetëm njëra pikë e padisë e dërguar në gjykatë nga Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike, së bashku me Shpresa Loshajn nga OJQ “Pishtarët”, lidhur me lejet mjedisore dhe ujore për hidrocentralet “Deçani” dhe “Belaja” të lëshuara nga Ministria e Ambientit dhe ZRRE-ja.