Arbëri

VV-ja me mocion për shkarkimin e Bordit të RTK-së

VV-ja me mocion për shkarkimin e Bordit të RTK-së
 

Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar, siç shprehet ajo, mocion përmbajtësor për shkarkimin e Bordit të RTK-së.

“Sot, Grupi Parlamentar i Lëvizje Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesën për mocion përmbajtësor në lidhje me gjendjen në RTK dhe shkarkimin e Bordit të drejtorëve të RTK-së. Detyrë parësore e Bordit është të sigurojë mbarëvajtjen e RTK-së me përmbushjen e misionit të saj dhe me qëndrueshmëri operative e financiare”, thotë VV-ja.