Arbëri

Mot kryesisht i vranët në Kosovë në dy ditët e ardhshme, vende-vende me reshje shiu

Mot kryesisht i vranët në Kosovë në dy ditët e ardhshme, vende-vende me reshje shiu
 

Në Kosovë do të ketë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me reshje shiu të intensitetit të dobët e deri mesatare, në dy ditët e ardhshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Të shtunën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 10-11 gradë Celsius, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.