Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se fitorja e VV-së në Podujevë ka shtyrë që edhe formalisht të bëhen bashkë PDK-ja e LDK-ja.
PDK-ja sot ka thënë se do ta votojë Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike, ndërsa ky projektligj ka kaluar në Komision sot.
“Populli thotë në zorin e madh edhe maca me miun flenë bashkë! Sot zori me emrin Podujevë i bëri edhe formalisht bashkë PDK & LDK, se joformalisht kanë qenë moti në sinkronizim të plotë! Vetëm vonim, se shpëtim nuk ka, kurse çfarëdo vonese vetëm çka thellon humbjen tuaj”, ka shkruar Basha në Facebook.