Arbëri

Holliday: Në Kizhevak janë mbetjet mortore të 7 deri në 20 personave

Holliday: Në Kizhevak janë mbetjet mortore të 7 deri në 20 personave
 

Në bazë të vlerësimeve, mbetjet mortore të 7 deri në 20 personave, të cilat dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës, të vrarë gjatë luftës, janë gjetur në një lokacion në Kizhevak afër Rashkës në Serbi, thotë shefi i Programit për Ballkanin Perëndimor i Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur (ICMP), Matthew Holliday, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Zyra për media e Qeverisë së Serbisë ka njoftuar më 30 nëntor se ka filluar zhvarrosja e këtyre mbetjeve mortore, të cilat dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës, të vrarë gjatë luftës.