Arbëri

Kosova nuk është një precedent për Nagorno-Karabakun

Kosova nuk është një precedent për Nagorno-Karabakun
 

Kur fuqitë e mëdha perëndimore e mbështesnin kërkesën e Kosovës për pavarësi, ato paralajmëruan se Kosova ishte ‘sui generis’, një rast i veçantë sipas ligjit ndërkombëtar, që nuk mund të përdoret në asnjë rrethanë si precedent për situata të tjera.

Por në retrospektivë, kjo gjë nuk i pengoi separatistët në vende të ndryshme t’i referoheshin çështjes së Kosovës, sa herë që u dukej e përshtatshme për ta. Siç u shpreh në atë kohë historiani i njohur britanik Timothy Garton Ash:”Kosova është unike, por do të ketë shumë ‘Kosova’ të tjera”.