Arbëri

Massimo D’Alema: Si hyri Italia në luftë në Kosovë

 

Ish kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema në një intervistë tregon të gjitha ngjarjet se si Italia hyri në luftë në Kosovë, në krah të NATO-s duke sjellë më pas pavërësinë e saj.

Vendimi i marrë nga qeveria Prodi qe një lloj para-alarmi: siç e kam shpjeguar më parë, “Activation Order” konsiston në vënien në dispozicion të NATO e forcave të armatosura. Vendimi për të vepruar ushtarakisht dhe impenjuar Italinë qe politik dhe u mor më pas. Faktikisht, nuk kishte unanimitet në kancelaritë e ndryshme europiane. Padyshim që pati një presion të fortë amerikan dhe anglez, një rezistencë të caktuar nga francezët dhe, sidomos, rezistencë nga gjermanët dhe ne. Por skena ndryshoi, pasi njoftimet për masakrat pasoheshin nga pamjet e tmerrshme e vuajtjeve që përjetonin popullsitë civile. Në atë pikë u bë e qartë se një aksion i drejtpërdrejtë nga ana e NATO nuk ishte më i evitueshëm dhe nuk kish sesi të mos ishte NATO ajo që ta drejtonte, pasi në Kombet e Bashkuara ishte blloku ruso – kinez, armiqësor ndaj ndërhyrjes. Pastaj u vumë përballë pushtimit masiv të Kosovës nga ana e forcave të armatosura serbe, që shkaktoi një eksod masiv për t’i shpëtuar spastrimit etnik. Situata precipitoi. Kujtoj se shkova midis Shqipërisë e Kosovës, ku Italia ishte e impenjuar në iniciativa solidariteti dhe pashë atë lumë njerëzish që derdhej nga përtej kufirit, me njerëz të plagosur e të tronditur që kërkonin ndihmë. Perceptohej e gjithë tragjedia e një populli. Qe atëherë që u bindja se nuk mund të bëhej gjë tjetër përveçse të ndërhyhej.