Arbëri

Isufi për kandidaturën e Haradinajt për president: Nëse nuk ka zgjidhje, ka zgjedhje

Isufi për kandidaturën e Haradinajt për president: Nëse nuk ka zgjidhje, ka zgjedhje
 

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), po këmbëngulin se nuk do të votojnë asnjë kandidat tjetër për president të vendit, përveç Ramush Haradinajt. Megjithëse shpresojnë në racionalitetin e partive politike për ta pranuar Haradinajn për president, si mundësi reale në AAK i shohin edhe zgjedhjet e reja.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi në një intervistë për KosovaPress, konfirmon takimin e javës së ardhshme me krerët e partive politike. Aty sipas tij do të paraqitet kandidatura e Haradinajt për të parin e vendit dhe argumentet pse e meriton një post të tillë.