Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se dita e diele do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët.
Sipas institutit, vranësirat gjatë orëve të vona parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me fjolla bore, derisa, në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në fushat barike pritet të ketë luhatje gjë që do të ndikoj që masat ajrore të jenë më aktive, prandaj cilësia e ajrit pritet të ketë një përmirësim gradual. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga kuadrati verilindor me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.