Arbëri

Gjashtëmbëdhjetë të vdekur e 545 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Gjashtëmbëdhjetë të vdekur e 545 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri njofton se brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 16 të vdekur e 545 raste të reja pozitive me koronavirus.

Sipas njoftimit, janë kryer 2.026 testime. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 545 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 159 raste në Tiranë, 40 në Vlorë, 37 në Kavajë, 36 në Shkodër, 32 në Lushnje, 26 në Durrës, 20 në Berat, nga 19 raste në Sarandë, Elbasan, 17 në Fier, nga 14 raste në Kurbin, Pogradec, 13 në Tepelenë, 12 në Mirditë, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pukë, Tropojë, Peqin, Kolonjë, nga 7 raste në Kukës, Librazhd, 6 në Gramsh, nga 4 raste Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Korçë, Has, Përmet, Delvinë, 2 në Devoll, 1 në Bulqizë, njofton tch.