Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka takuar sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze, me të cilin diskutoi për çështje dhe tema që janë të interesit dypalësh, për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe për bashkëpunimin konkret mes Kosovës dhe Hungarisë në fushat që janë në domenin e ministrisë.
Pasi e falënderoi për vizitën, ministrja Dumoshi u shpreh se MKRS-ja është e interesuar që të rrisë bashkëpunimin me Hungarinë me veprime dhe projekte konkrete të përbashkëta, sidomos në fushat që lidhen me kulturën, sportin dhe rininë.
Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze, u shpreh se Hungaria dëshiron që të bashkëpunojë ngushtë me institucionet e Kosovës, dhe në këtë rast, me ministrinë në veçanti për të finalizuar iniciativa dhe realizuar projekte që janë në interesin e dyanshëm.