Arbëri

Konsulli Shala gënjeu për përvojën e punës si menaxher në kompaninë çeke

Konsulli Shala gënjeu për përvojën e punës si menaxher në kompaninë çeke
 

Konsulli i sapoemëruar i Kosovës në Pragë, Flakron Shala nuk ka treguar saktë të dhënat e përvojës së punës kur të mërkurën publikoi një status në Facebook rreth procedurave të emërimit të tij.

Bazuar në të, djali i deputetit Haxhi Shala, tha se ka përvojë 3 vjeçare si menaxher shteti për Ballkan në një kompani çeke dhe anëtar bordi.