Arbëri

Hoti kërkon pajtim për miratimin e një pakoje prej 182 milionë eurosh për rimëkëmbje

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë. Aty ka paralajmëruar pako të re për, siç tha ai, rimëkëmbje ekonomike.

Hoti ka theksuar se përkundër situatës sfiduese në kohën e përballjes me pandeminë Covid-19, Qeveria megjithatë ka siguruar funksionimin e shumicës së bizneseve.