Arbëri

Shqiprim Arifi shërohet nga COVID-19

Shqiprim Arifi shërohet nga COVID-19
Foto: Facebook

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, është shëruar nga infektimi me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur përmes Facebook, ku shkruan se është kthyer përsëri në familjen e tij.

“Pa ekzagjeruar, mund t`ju them se kam kaluar një sfidë shëndetësore si kurrë më parë, madje ishte një konfrontim dhe luftë për jetë a vdekje. Në një moment të heshtjes, kërkoj nga ju t`i përkujtojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën nga kjo pandemi globale dhe të lutemi për vëllezërit, motrat, prindërit, miqtë tanë që tani në këto momente sfidohen nga koronavirusi”, ka shkruar Arifi.