Arbëri

"Ikja" nga zona e kuqe, për 2 javë mbi 120.000 kosovarë vizituan Shqipërinë e Maqedoninë

Që nga hyrja në fuqi e masave të reja anti-Covid të Qeverisë, janë shtuar lëvizjet e qytetarëve drejt vendeve fqinje, kufijtë më të cilat mbesin të hapur.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vendet më të frekuentuara.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, përmes pikës kufitare të Vërmicës, 95 mijë e 34 qytetarë kanë shkuar në Shqipëri, prej 1 nëntorit deri më 15 nëntor.