Arbëri

Këshilltari i ministrit Jevtiq e paraqet Kosovën pjesë të Serbisë

Këshilltari i ministrit Jevtiq e paraqet Kosovën pjesë të Serbisë
Foto: Facebook

Dragan Repanoviq, këshilltar për çështje ligjore në ministrinë për Komunitete dhe Kthim të Kosovës që udhëhiqet nga Dalibor Jevtiq, e ka paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë.

Në një fotografi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook më 2016 shihet emblema e shtetit serb e vendosur në hartën e Kosovës, shkruan KOHA.