Arbëri

AKK-ja nis hetimet për çmimin e remdesivirit, i cili u zbrit pas raportimit të KOHËS

AKK-ja nis hetimet për çmimin e remdesivirit, i cili u zbrit pas raportimit të KOHËS
 

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka nisur hetimet lidhur me çmimin e remdesivirit, të cilit vetëm pas raportimit të KOHËS, i ka rënë çmimi.

“AKK ka filluar hetimin preliminar për barin remdesivir pasi që është raportuar në media, se kompanitë të cilat kanë afaruar me këtë produkt kanë abuzuar me pozitën e tyre dominuese, duke vendosur çmime të tepruara (excessive pricing)”, thuhet në njoftim.