Arbëri

Hungaria e gatshme të mbështesë FSK-në për arritjen e objektivave të saj

Hungaria e gatshme të mbështesë FSK-në për arritjen e objektivave të saj
 

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, priti sot ambasadorin e Republikës së Hungarisë në vendin tonë, József Bencze në vizitën e tij të parë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në fillim, ambasadori Bencze vlerësoi lart rëndësinë e partneritetit në mes dy ministrive duke shprehur gatishmërinë e shtetit hungarez dhe institucioneve të saj në mbështetjen e mëtejme të FSK-së për arritjen e objektivave të saj.