Avni Puka, profesor i të drejtës penale, në emisionin Desku në KTV ka thënë se profesionistët e drejtësisë në Kosovë ishin skeptikë mbi pretendimet e Dick Martyt.
“Mbase është problematike të fiksohet një kohë nëse është e mjaftueshme si e tillë, sepse një gjykim i arsyeshëm ose i drejtë gjithmonë varet nga vëllimi dhe provat se sa janë komplekse në këtë rast për mbrojtjen që t'i adresojë, që të ketë mundësi të bëjë një hetim të mjaftueshëm, t'i analizojë dhe të bëjë një mbrojtje të mjaftueshme me kundërargumente”, ka thënë Puka.
Sipas tij ajo që vërehet në seancën statusore ishte njëlloj praktike që e përcjell Gjykatën Speciale si të tillë mbase edhe para themelimit.
“Që nga raporti i Martyt ne kemi qenë skeptikë edhe komuniteti i profesionistëve që është një raport që nuk është i argumentuar, pra ka përshkrim të fakteve që apriori është problematike që të besohet që mund të argumentohet. Vazhdimësi e saj ka qenë edhe fillimi i punës së Gjykatës. Kujtojmë këtu ftesat për dëshmitarë, të dyshuar, praktikat që janë ndjekë, të cilat kanë qenë të reja e që lënë për të dyshuar mbase mbi garancitë që një gjykatë, në këtë rast me element ndërkombëtar duhet të ofrojë ndaj të akuzuarve”, ka thënë Puka. “Kjo është përcjellë në Gjykatën Speciale edhe në seancën që ishte për të informuar për gjendjen e lëndës palën mbrojtësi dhe të akuzuarit ku ju përmendet pesë vite, mbase edhe më shumë që janë zhvilluar hetime”.
Ai ka shtuar se lëndët janë mjaft voluminoze lëndët për çka ngarkohen, mbi të cilën mbështetet aktakuza.
“Por, aktualisht kur po flasim, mbrojtja, të akuzuarit nuk i kanë në dispozicion ato, pra ka një vonesë dhe kjo jep me kuptuar se nuk cenohet një barazi mes palëve. Në rast organit të akuzës dhe mbrojtjes”, ka thënë ai.