Arbëri

Zonat me ngjyra, nga Istogu “i gjelbër” te Prishtina “e kuqe”

Ndarja e qyteteve në zona me ngjyra, varësisht nga numri i të infektuarve, ka nxitur debatin më të madh.

Nga e premtja mbrëma, banorët e qyteteve në zonë të kuqe do ta kenë të kufizuar lëvizjen, po ashtu edhe bizneset veprimtarinë. Pas orës 19.00, në këto qytete do të ndalohet çdo lëvizje, pos rasteve të caktuara.

Këtu është përfshirë edhe Prishtina si qyteti më i prekur me kosonavirus, por edhe me numrin më të madh të testimeve.

Qeveria ka futur në zonë të kuqe qytetet me mbi 150 raste në javë për 100 mijë banorë. Qytetet tjera në këtë zonë janë Peja, Gjakova, Ferizaj, Gjilani, Shtimja, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Mitrovica.

Në zonën e portokalltë ka më së shumti qytete – 21. Në këtë zonë janë futur qytetet me 76 -150 raste në javë për 100.000 banorë.

E në zonën e gjelbër ka më së paku qytete – 6.

Harta me zona do të ndryshojë çdo javë, gjithnjë duke u bazuar në numrin e rasteve javore të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka qenë kritikuesi më i madh i këtyre masave, duke i quajtur absurde dhe jologjike.

 

Zona e gjelbër (0-75 raste në javë për 100.000 banorë)

Istog, Skenderaj, Malishevë, Rahovec, Junik, Dragash

 

Zona e portokalltë (76-150 raste në javë për 100.000 banorë)

Prizren, Suharekë, Deçan, Klinë, Shtërpcë, Drenas, Vushtrri, Lipjan, Graçanicë, Kamenicë, Novobërdë, Ranillug, Partesh, Kllokot, Viti, Kaçanik, Hani i Elezit, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq

 

Zona e kuqe (mbi 150 raste në javë për 100.000 banorë)

Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Shtime, Podujevë, Obiliq, Fushë-Kosovë, Mitrovicë