Gastronomët nesër protestojnë me tenxhere e lugë

Gastronomët nesër protestojnë me tenxhere e lugë
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka ftuar të gjithë gastronomët që të shtunën nga ora 12:00 deri në 13:00 të dalin para lokaleve të tyre në shenjë proteste me tenxhere dhe lugë.
“T’ua bëjmë me dije që nuk mujna mo, jemi shtjerrë”, ka shkruar kjo shoqatë të Facebook, në kundërshtim të masave të reja të qeverisë kundër COVID-19.
Shoqata thotë se Qeveria nuk po i merrë në konisderatë gastronomët dhe nuk po u ndihmon.
Ndërkaq, paralajmëron për një protestë tjetër të hënën, më 9 nëntor.
Gastronomët kundërshtojnë masat e reja të Qeverisë
Shoqata e Gastronomëve e ka cilësuar të pakuptimtë mbylljen e bizneseve në fundjavë, bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë, në luftën me koronavirusin. Sipas kryetarit të kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi, vendimi i së premtes është i pakuptimtë përderisa kufijtë shtetërorë mbesin të hapur.
Qeveria e vendit të premten vendosi për ndalimin e veprimtarive të bizneseve ndërsa shtatë komuna i futi në karantinë.
Në një postim në Facebook, Kllokoqi ka kërkuar mbledhje urgjente të gastronomeve për të diskutuar për veprimet e mëtutjeshme për masat që do të ndërmarrin për të shprehur pakënaqësitë.
“Është e pakuptimtë mbyllja e lokaleve të gastronomisë në Kosovë, përderisa kufijtë shtetërorë mbesin të hapur, sepse popullata po lëviz drejt shteteve fqinje dhe kjo nuk është zgjedhje adekuate në këtë situatë. Njëkohësisht mungesa e subvencioneve dhe përkrahja për biznese nga qeveria është shqetësuese dhe rëndon gjendjen ekonomike e financiare të gastronomeve”, ka shkruar ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Ankohen shërbyesit civilë: Ligjet kanë mbetur vetëm në letër

Dhuna seksuale në Kosovë në rritje, viktimat kryesisht të miturat

Mot i ftohtë në Kosovë, parashihet se do ketë vranësira

Historiku i rastit “Veteranët mashtrues”

Reshitaj: Lista e AAK-së ka kandidatë të profileve të ndryshme

Pjesëmarrja e Ushtrisë në misionet paqeruajtëse, flet kapiteni Hasanaj

Rimëkëmbja me skema sociale

Rama: Transformimi i FSK-së ka qenë sfidues, por i suksesshëm

AAK-ja i përgjigjet PDK-së, e akuzon se ia kopjoi programin

Historiku i transformimit të Ushtrisë së Kosovës

Partitë përmbushin minimalisht kuotën elektorale gjinore
