Më 9 nëntor në orën 15:00, do të mbahet paraqitja e parë e Hashim Thaçit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.
Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.
Paraqitja e parë e Hashim Thaçit do të mbahet në seancë publike. Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij.
Të hënën para Speciales do të dalë edhe Jakup Krasniqi, në ora 11:00.
-
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
-
Të hënën nis faza përfundimtare e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë
-
Gjykimi për pengim në administrim të drejtësisë ndaj Thaçit nis më 24 shkurt
-
Rikthehen seancat në Speciale, Thaçi dhe të tjerët të hënën para gjykatës
-
Sot dëgjohen dëshmitarët e parë në Hagë ndaj Thaçit dhe të tjerëve