Arbëri

Sot në Kosovë: vranët, vende-vende riga shiu

Sot në Kosovë: vranët, vende-vende riga shiu
 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende të ketë riga lokale shiu.

IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 dhe 17 gradë Celsius.