Arbëri

​AKA nënshkruan marrëveshje që i ndihmon në plotësimin e kritereve për kthim në ENQA

 

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus (HERAS+), kanë nënshkruar sot memorandumin e mirëkuptimit, përmes të cilit Agjencia e Kosovës për Akreditim do të përfitojë përkrahje institucionale dhe teknike për forcimin e kapaciteteve për zhvillimin dhe rregullimin e arsimit të lartë, si dhe plotësimin e kritereve për kthimin e Kosovës në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

Me rastin e nënshkrimit të memorandumit, drejtori i Agjencisë Kosovare për Akreditim Naim Gashi, tha se zbatimin e këtij memorandumi AKA pothuajse do të rrumbullakojë vitin e ardhshëm plotësimin e kritereve për kthimin e agjencisë në ENQA.