Përfundon bastisja në shtëpinë e Krasniqit në Negroc

- 19:15Përfundon bastisja në shtëpinë e Krasniqit në Negroc
- 18:26Ka nisur bastisja e shtëpisë së Krasniqit në Negroc
- 16:52EULEX-i në Negroc, pritet bastisja e shtëpisë së Krasniqit
- 15:47Arrestohet Jakup Krasniqi
- 15:40Largohen veturat e EULEX-it nga shtëpia e Krasniqit
- 11:22Krasniqi sot do të transferohet në Hagë
- 10:50EULEX-i në pritje të familjarëve të Krasniqit për të bastisur shtëpinë e tij në fshat
- 08:25Specialja konfirmon operacionet në Prishtinë, aktualisht në shtëpinë e Jakup Krasniqit
- 07:32Zyrtarë të Speciales në shtëpinë e Jakup Krasniqit
Përfundon bastisja në shtëpinë e Krasniqit në Negroc
22:55 - Gjykata Speciale, përmes një komunikate në mbrëmje, ka konfirmuar transferimin e Krasniqit në Hagë.
Ka përfunduar bastisja e shtëpisë së ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi në fshatin Negroc. Pjesëtarë të EULEX-it tashmë janë larguar nga shtëpia e tij.
Bastisja kishte nisur dy orë më parë, pas arrestimit të Krasniqit nga Gjykata Speciale. Në orët e pasdites ai është transferuar në Hagë.
Ka nisur bastisja e shtëpisë së Krasniqit në Negroc
Pjesëtarë të EULEX-it janë duke e bastisur shtëpinë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në fshatin Negroc.
Bastisja ka nisur pasi familjarë të ngushtë të Krasniqit, kanë ardhur në vendin e ngjarjes dhe kanë dhënë autorizimin, siç parashihet me ligjet në fuqi për funksionimin e Gjykatës Speciale.
Jakup Krasniqi u arrestua sot nga Specialja, ndërkohë në orët e pasdites është transferuar në Hagë.
Avokati i tij ka konfirmuar se ndaj tij ka aktakuzë të konfirmuar.
EULEX-i në Negroc, pritet bastisja e shtëpisë së Krasniqit
Për pak pritet të nisë bastisja e shtëpisë së Jakup Krasniqit në fshatin e tij, Negroc.
Dy vetura të EULEX-it janë stacionuar pranë shtëpisë së tij para pak çastesh dhe pjesëtarët e saj janë në pritje të autorizimit të dikujt nga familjarët për të kryer bastisjen.
Jakup Krasniqi është arrestuar sot nga EULEX-i në bazë të një aktakuze të Speciales dhe në orët e pasdites është transferuar në Hagë.
Para pak çastesh, për arrestimin e tij reagoi edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pjesë e të cilës parti është edhe Krasniqi.
Arrestohet Jakup Krasniqi
Avokati i Jakup Krasniqit, Valon Hasani, ka thënë se Jakup Krasniqi është arrestuar sot dhe është dërguar në Hagë.
Ai ka thënë se urdhërarresti është dorëzuar sot.
“Sot prokuroria ka pasur aksion dhe në bazë të urdhrit është arrestohet Krasniqi. Ai është nisur në Hagë dhe shumë shpejtë do të dalë para gjykatës. Tani sapo përfundoi bastisja, dyshohet për vepra të cilat nuk janë të specifikuara por janë në kuadër të veprave që bien nën juridiksionin e Speciales”, ka thënë ai.
Largohen veturat e EULEX-it nga shtëpia e Krasniqit
Janë larguar veturat e EULEX-it nga shtëpia e ish-kryekuvendarit Jakup Krasniqi. Ato po qëndronin aty që nga ora 06:00 e mëngjesit.
Nuk dihet nëse është marrë edhe Krasniqi, derisa mediat po presin avokatin Valon Hasani që të jap më shumë detaje.
Ndërkaq ende nuk ka filluar bastisja e shtëpisë së Krasniqit në Negroc të Drenasit. Këtë e ka bërë të ditur vëllai i Krasniqit.
Krasniqi sot do të transferohet në Hagë
Gjatë ditës së sotme pritet transferimi i Jakup Krasniqit për në Hagë. Kështu ka bërë të ditur, avokati mbrojtës Valon Hasani, i cili ka njoftuar se aktakuza është konfirmuar.
“Krejt çfarë mund të konfirmojë është që ka një bastisje… Aktakuza e cila është konfirmuar, tash duhet të transferohet zotëri Krasniqi në Hagë, besoj gjatë ditës së sotme”, ka deklaruar Hasani për KosovaPress.
Ndërkohë që pjesëtarët e EULEX-it po qëndrojnë në oborrin e familjes Krasniqi edhe në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit, që është edhe vendlindja e Jakup Krasniqit, shtëpia e së cilit po bastiset sot në Prishtinë.
Ndërkohë në shtëpinë e tij në fshat nuk ka bastisje, meqë po priten anëtarët e familjes.
11:00- Avokati dhe bashkëpartiakët largohen nga shtëpia e Krasniqit
Nga shtëpia e Jakup Krasniqit ku po bastiset nga Specialja, është larguar avokati Valon Hasani, bashkë me të edhe sekretari i NISMA-s, Bilall Sherifi dhe ministrin Skendër Reçica.
Derisa këta të fundit nuk kanë dashur të prononcohen për mediat.
EULEX-i në pritje të familjarëve të Krasniqit për të bastisur shtëpinë e tij në fshat
EULEX-i është në pritje të familjarëve të Jakup Krasniqit nga Prishtina, në mënyrë që të mund të hapë shtëpinë në fshat dhe të fillojë bastisjen.
Kështu mëson KosovaPress nga familjarë të Krasniqit në Negrovc, të cilët nuk pranuan të flasin para kamerës.
“Pjesëtarët e EULEX-it kanë arritur këtu qe prej orës 6 të mëngjesit sot, unë i kam hetuar kah 15 në 7. Na kanë thënë qe po presim të vijnë nga Prishtina dhe që kanë procedurë të gjatë të kontrollesh këtu. 5-6 vetura të EULEX-it janë në oborr, dhe Policia e Kosovës janë jashtë oborrit. Kaq dimë deri tani. Çka të them më shumë, po më kujtojnë ngjarjet e vitit 1980, këtë ja kemi bërë vetës kështu. Nuk kam çka të shtoi”, ka thënë H.K, përmes telefonit.
Ndërkaq te shtëpia e tij në Prishtinë ka shkuar edhe Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate.
Aty është edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Specialja konfirmon operacionet në Prishtinë, aktualisht në shtëpinë e Jakup Krasniqit
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se është duke kryer operacione në Prishtinë.
Aktualisht njësi të shumta të EULEX-it janë në shtëpinë e Jakup Krasniqit. Sipas njoftimit për media nga Specialja, operacionet po kryhen me ndihmën edhe të Policisë së Kosovës.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.
Forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it në kanë bastisur edhe shtëpinë e tij në fshatin Negroc të Komunës së Drenasit.
Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Nipi i Krasniqit thotë se nuk kanë pasur njoftim paraprak, te shtëpia mbërrin edhe Reçica
Derisa forca të shumta policore nga njësia EULEX-it po bastisin shtëpinë e Jakup Krasniqit duke bllokuar edhe rrugën në të cilën gjendet shtëpia e tij, atje tashmë ka arritur ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica që vie nga partia e Nisma Socialdemokrate, parti kjo ku Jakup Krasniqi mbanë postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar.
Ndërkohë që për kosovapress është deklaruar nipi i Jakup Krasniqit, Dardan Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se nuk ka pasur më parë ndonjë njoftim paraprak.
Ai është i zhgënjyer sesi askush nga familjarët nuk është lejuar të afrohet tek shtëpia e Jakup Krasniqit, ku edhe po qëndrojnë forca të shumta policore nga njësia e EULEX-it.
"Momenteve të fundit nuk ka pasur diçka konkrete të tillë. Për rastësi unë edhe mbrëmë kam qëndruar me të deri vonë ndejë krejt familjare, nuk është vërejtur diçka. Ajo çka ne e dimë është që prej orës 5-6 të mëngjesit kanë ardhë këtu me gjithë këtë numër të madh të veturave dhe numër të madh të policëve. Ajo që po na shqetëson është se nuk po na lënë të afrohemi për të parë se nëse ka nevojë për diçka. E vërteta është se kanë ardhur, nuk kemi pasur njoftim. Edhe ne jemi spektatorë sikur ju", tha ai.
08:50- Policia: Po asistojmë sipas nevojave të Speciales
Edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksionin e Speciales në Prishtinë. Përmes një përgjigje për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë se po asistojnë sipas nevojës dhe vlerësimeve të kërkesës së EULEX-it.
“Policia e Kosovës, sipas nevojës, vlerësimeve dhe kërkesës së EULEX-it, iu asiston në ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbarëvajtjes së trafikut”, ka thënë ai.
09:14- Klinaku: Nuk kemi asnjë informacion për aksionet tjera të Speciales
Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Faton Klinaku i ka thënë KOHËS, se nuk kanë informacione se ku tjetër janë duke u zhvilluar operacionet e Gjykatës Speciale.
Për bastisjen e shtëpisë së Jakup Krasniqit, ai ka thënë se janë njoftuar nga mediat.
“Jo nuk kemi pasur asnjë informacion lidhur me bastisjen, nuk dimë asgjë as për Jakup Krasniqin. Gjykata Speciale është ilegale dhe në këtë mënyrë po i zhvillon edhe aksionet e saj”, ka thënë ai.
10:18- Vajza e Krasniqit i quan tradhtarë ata që e votuan Specialen
Vajza e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka reaguar pas bastisjes në shtëpinë e tyre nga Gjykata Speciale.
Derisa ka renditur deputetët të cilët e kanë votuar Gjykatën Speciale, ajo i ka pyetur nëse po ju pëlqen pamja e bastisjes së shtëpisë së tyre.
“Ish-bashkë partiak të babit, deputetë të legjislaturës më të dështuar, deputet të dështuar, të shitur e të ndyrë A po ju pëlqejnë këto pamje, si po ndiheni me këto pamje? Babi sakrifikoi vitet më të bukura të jetës që ne dhe fëmijët e juaj të gëzojmë lirinë. Unë jam krenare me babin tim, po fëmijët e juaj? Si ndihen me prindërit e tyre tradhtarë?”, ka shkruar ajo.
E njëjta ka publikuar listën e deputetëve dhe bashkëpartiakëve të Krasniqit të cilët i thanë po Speciales.
Kadri Veseli Enver Hoxhaj Elmi Reçica Agim Aliu Fadil Beka Labinota Demi-Murtezi Sala Berisha-Shala Bekim...
Posted by Gresë J. Krasniqi on Tuesday, November 3, 2020
Zyrtarë të Speciales në shtëpinë e Jakup Krasniqit
Zyrtarë të Gjykatës Speciale janë parë në mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë.
Këto njësi, siç raportohet, kanë bllokuar edhe rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit.
Gjykata Speciale përmes një njoftimi ka konfirmuar që është duke kryer një operacion në Prishtinë.
Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Krasniqi, që tash mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, ka shërbyer edhe si kryeparlamentar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Borrell: Marrëveshja krijon status-quo të re në dialogun Kosovë – Serbi

Hoti: Pika për të zhdukurit u refuzua mbi 4 herë, Deklarata të nënshkruhet ditët në vijim

Deputeti shqiptar i Parlamentit të Suedisë hero, ia shpëton jetën një foshnje në Mal të Zi

Kohavision me njoftim për abonuesit e platformës “KUJTESA”

Kamberi: Kurti e Vuçiqi janë ngjitur në pushtet me qëndrime të kundërta nga ato që po i pranojnë sot

Haradinaj: Tri objektiva duhet të arrihen në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes

Murati ankohet për trajtim diskriminues nga BE-ja në konferencë të donatorëve

Krerët e Listës Serbe i thonë Hovenierit: S’marrim pjesë në zgjedhjet në veri pa u formuar Asociacioni

Kurti thotë se Kosova ka votat e nevojshme për anëtarësim në Këshill të Evropës

Qeveria ndan mbi 7.2 milionë euro për subvencionim të tarifave të rrymës

Ambasadat e Britanisë në Kosovë dhe Serbi: Kurti e Vuçiqi bënë hap të guximshëm në Ohër
