Arbëri

Rikthehen disa kufizime pas shtimit të rasteve me COVID-19 – sheshet plot me qytetarë

Numër rekord i rasteve të reja me Covid-19 është shënuar edhe të shtunën në Kosovë. Rekord ka qenë edhe numri i të testuarve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Nga 1 mijë e 750 mostra të testuara, 514 persona kanë rezultuar pozitivë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 19 mijë e 800, prej të cilëve mbi 15 mijë e 500. Gjatë 24 orëve të fundit, 3 persona të konfirmuar me koronavirus kanë vdekur, duke e çuar totalin në 681.