Arbëri

​Projektbuxheti 2.4 miliardë pritet të miratohet sot në mbledhje të Qeverisë

​Projektbuxheti 2.4 miliardë pritet të miratohet sot në mbledhje të Qeverisë

Sot pritet të miratohet në mbledhjen e Qeverisë projektbuxheti për vitin 2021. Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro, 200 milionë euro më pak se buxheti i sivjetmë.

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi ka thënë për KosovaPress, se pret që sot të miratohet projektbuxheti në qeveri, për të proceduar pastaj për miratim në Kuvend.