Arbëri

Kategorizohen shtesat për rrezikshmëri, mjekët marrin 250 euro, infermierët 150

Stafi shëndetësor që ballafaqohet drejtpërdrejt me Covid - 19, që nga muaji shtator do t'i marrë shtesat për rrezikshmëri nëpërmes kategorizimit të përcaktuar nga qeveria.

Pas një takimi të kryeministrit Avdullah Hoti, Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj si dhe përfaqësuesve të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës (FSSHK) u mor vendim se që nga shtatori, mjekët do të marrin 250 euro në muaj, stafi i infermierëve 150, kurse personeli mbështetës 100.