Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova dhe Maqedonia e Veriut së shpejti me pikë të përbashkët kufitare

Republika e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut së shpejti do të arrijnë marrëveshje për krijimin e një pike të përbashkët kufitare që mundëson lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe qytetarëve ndërmjet këtyre dy shteteve.

Kështu tha ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, pas takimit me ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deri në vitin 2022 do të përfundojë edhe ndërtimi i autostradës në pjesën e mbetur në Maqedoninë e Veriut, që lidhë me Kosovën.

Ministri Abrashi tha se temë diskutimi me homologun e tij ishte ndërtimi i infrastrukturës rrugore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Abrashi tha se në mbledhjen e përbashkët të qeverive mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, që do të mbahet, do të arrihen disa marrëveshje e ndër to edhe ajo për krijimin e pikës kufitare të përbashkët.