Arbëri

Rukiqi pret kolaps, nëse nuk zbatohen ligjet e rimëkëmbjes

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shënuar rritje. Vetëm të martën në vend janë shënuar 281 raste të reja me COVID-19.

Për çka kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi thotë se çdo plan për masa kufizuese shtesë duhet të përcillet me zbatim urgjent të Ligjit të Rimëkëmbjes dhe me fonde shtesë për përkrahjen e sektorëve të goditura nga pandemia COVID-19, në të kundërtën thotë se do të ketë kolaps.

“Shtetet që po mbyllen prape (në tërësi, apo pjesërisht), kanë siguruar fonde dhe buxhete për të përkrahur sektorët qe po goditen nga masat parandaluese anti-COVID. E ne? As një ligj bazik për rimëkëmbjen nuk po arrijmë ta miratojmë me javë të tëra. Çdo plan për masa kufizuese të reja (nëse shfaqet nevoja për to), duhet të përcillet me zbatim urgjent të Ligjit të Rimëkëmbjes dhe me fonde shtesë për përkrahje të sektorëve më të goditur. Në të kundërtën, KOLAPS”, ka shkruar Rukiqi.