Arbëri

Hoti emëron Baxhakun këshilltare politike dhe drejtoreshë të Zyrës për komunikim

Kryeministri Avdullah Hoti ka emëruar Antigona Baxhakun këshilltare politike dhe drejtoreshë të Zyrës për Komunikim me Publikun.

Qeveria Hoti shpesh është kritikuar për mostransparencë dhe moskomunikim me mediat.

“Me veprimtarinë e saj 22 vjeçare në jetën publike, me theks të veçantë në jetën mediale, konsideroj se ajo do të jetë një vlerë e shtuar për Qeverinë e Kosovës, duke qenë urë e fuqishme komunikimi dhe bashkëpunimi me mediat. Mediat do të jenë më afër se kurrë me Zyrën e Kryeministrit, pasi që Antigona me eksperiencën dhe gatishmërinë e saj do të jetë adresa adekuate e informimit të saktë e të shpejtë”, ka shkruar Hoti në Facebook.