Arbëri

Formohet grupi për protokollin e plazmës kovaleshente te pacientët me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka nënshkruar sot aprovimin edhe të dy udhërrëfyesve të ri klinik: Udhërrëfyesin për diagnostikimin dhe menaxhimin e Tuberkulozit ekstrapulmonar dhe Udhërrëfyesin klinik për Menaxhimin e Infeksionit Latent të Tuberkulozit.

Sipas komunikatës së dërguar mediave, këta udhërrëfyes do t’u shërbejnë profesionistëve të tre niveleve të kujdesit shëndetësor që të bëjnë menaxhimin më të mirë të infeksioneve me tuberkuloz, sipas mjekësisë së bazuar në dëshmi.

Me këta dy udhërrëfyes klinik të aprovuar sot, numri i tyre ka arritur në 19.

“Prej fillimit të hartimit të Udhërrëfyesve dhe Protokolleve Klinike, MSh ka hartuar dhe aprovuar gjithsej 8 udhërrëfyes klinik, ndërsa vetëm gjatë mandatit të Ministrit Zemaj janë hartuar dhe aprovuar 11 udhërrëfyes klinik”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Msh ka formuar sot edhe Grupin punues për hartimin e Protokollit për përdorimin e plazmës kovaleshente te pacientët me COVID-19, me përbërje të ekspertëve të lëmive gjegjëse.

“Ky është një hap para për fuqizimin e menaxhimit dhe trajtimit gjithëpërfshirës të infeksionit Covid-19”, thuhet tutje në njoftim.