Artisti Gani Jakupi ka vlerësuar se kryeministri, Avdullah Hoti, nuk ka më asnjë shans ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë në rast se Donald Trump rizgjidhet president i SHBA-së më 3 nëntor.
Jakupi në një intervistë në emisionin DESKU në KTV, të martën mbrëma, tha se takimi i liderëve të Kosovës dhe Serbisë, më 4 shtator në Washington, Trumpit i është dashur për fushatë elektorale.
“Donald trump nuk e di ku është Kosova. Hoti le të shtijë në ram atë fotografi të vizitës në Shtëpinë e Bardhë, se në qoftë se fiton Trump, ai më nuk ka me pa Shtëpinë e Bardhë as prej trotuarit më. S’i intereson Kosova më Trumpit, iu ka dashur për një kampanjë elektorale”, ka thënë Jakupi.
Zgjedhjet në SHBA do të mbahen më 3 nëntor dhe kundërkandidat i Trumpit është demokrati, Joe Biden.