Arbëri

Sot mblidhen dy komisione hetimore

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Deputetët anëtarë të këtij Komisioni do të intervistojnë ish-zëvendësdrejtorin menaxhues në AKM-së, Ahmet Shalën. Intervistimi i tij do të fillojë në orën 10:00.

Ndërsa, një orë më pas, në këtë Komision do të intervistohet edhe ish-anëtari i Bordit, përfaqësues i sindikatave të punëtorëve, Haxhi Arifi.

Në anën tjetër, Komisioni Hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, sot do të mblidhet për t’i dëgjuar dëshmitë e dëshmitarëve. Ky Komision fillon punën në orën 11:00, ndërsa dëshmitarë do të jenë ekipi vullnetar i Qendrës Karantinë në Prishtinë, mjekja e QKMF-së, Vlora Hasimja dhe infermierja Lume Sopjani./KP/