Arbëri

Asociacioni i Komunave i kërkon AVUK-ut të merret me trajtimin e qenve endacak

Asociacioni i Komunave i kërkon AVUK-ut të merret me trajtimin e qenve endacak

Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka kërkuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që të merret me trajtimin e qenve endacak.

"Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës edhe një herë kërkojnë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AVUK) që seriozisht të merret me trajtimin e qenve endacak sepse këtë përgjegjësi me buxhet shtesë në vlerë miliona euro e ka marrë dhe vazhdon ta ketë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që nga vitit 2018”, ka njoftuar AKK-ja në Facebook.