Arbëri

Institucionet pa udhëzime se si do të votohet në Podujevë e Mitrovicën V. kur rastet me koronavirus janë në rritje

Foto: Koha / Arkiv

Njëzet e nëntë nëntori është caktuar si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë e Mitrovicë të Veriut.

Por, institucionet ende nuk kanë dhënë udhëzime se si duhet të organizohet procesi i votimit, në kohën kur rastet e infektimeve me virusin COVID-19 po shkojnë duke u rritur.