Arbëri

E diela në Kosovë kryesisht vranët

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik njofton se të dielën në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas parashikimit, vranësirat herë-herë parashihen të shoqërohen me reshje shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.”, njofton instituti.

Tutje, thuhet se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7 m/s.