Arbëri

Artsakh Nagorno Karabakh dhe Kosova: Dy liri, dy trajtime!

Artsakh Nagorno Karabakh dhe Kosova: Dy liri, dy trajtime!

Përshkallezimi i konfliktit mes Azerbaixhanit dhe Armenisë, ku arsyet qëndrojnë nga të dyja anët, por dezinformimi është i jashtëzakonshëm, bën të nevojshme të rikujtohen disa fakte historike për lexuesit dhe politikën shqipëtare, të cilët ndodhen të përfshirë edhe në çështjen kosovare dhe atë çame. Faktet që do paraqesim mund të vërtetohen lirisht nga çdokush. Artsakh është një krahinë historike e Armenisë me sipërfaqe prej 11.000 km katror. Emri vjen nga Ardashes, një mbret armen i shek. II, ndërsa Karabakh është emërimi turk dhe persian që do të thotë “kopsht i zi”. Nagorno vjen nga rusishtja dhe do të thotë “malor”. Ajo ndodhet në Kaukazin jugor dhe është e banuar sot nga 150.000 persona, të cilët janë ende kryesisht armenë. Çdo dëshmi historike, kulturore, arkitektonike etj., lidhur me Artshakhun është armene.

Pas Luftës së Parë Botërore krahina kaloi nën Bashkimin Sovjetik (BS) të cilën më 1921 Stalini ia dhuroi Azerbaixhanit. Në vitin 1923 u krijua Oblasti Autonom i Nagorno Karabakhut (OANK), i caktuar Azerbaixhanit. Kjo praktikë e caktimit të territoreve pa marrë parasysh etninë e banorëve, është akoma arsye për konflikte të pazgjidhura mes shteteve pas-sovjetikë e paskomunistë. Vitet nën Azerbaixhanin qenë të ngarkuara me diskriminim dhe urrejtje ndaj armeneve.