Arbëri

NATO dhuron 60 respiratorë për Shqipërinë

NATO dhuron 60 respiratorë për Shqipërinë

Ushtarët gjermanë mund të dërgohen gjatë valës së dytë të pandemisë Corona në vendet partnere të prekura prej krizës. Një zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin i konfirmoi agjencisë gjermane të shtypit, DPA, se qeveria ka premtuar mbështetje në kuadër të planit të NATO-s për emergjencë "Allied Hand". Në rast nevoje mund të dërgohet jashtë vendit personel mjekësor, pararojë dhe ekspertë të trupës për mbrojtjen nga rreziqet atomike, biologjike apo kimike.

I mundur është dërgimi i gjithsej 160 specialistëve. Ushtare dhe ushtarë të tjerë mund të mbështesin angazhimin përkatës nga Gjermania, thuhet në Ministrinë e Brendshme. Plani i emergjencës vihet në jetë, në rast se shtetet e NATO-s apo vendet partnere si Ukraina, Gjeorgjia dhe Suedia për shkak të COVID-19 kërkojnë mbështetje, në qoftë se sistemi i tyre i shëndetësisë rrezikohet të mos jetë në gjendje t'i bëjë ballë situatës.