Moti në Kosovë do të vazhdojë të jetë i ngjashëm sikurse ditët që lamë pas.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se në mëngjes në ultësira parashikohet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli dhe vranësira të pakta të cilat do t’i takojnë kryesisht nivelit të ulët të troposferës.
“Kjo gjendje stabile vjen si rezultat i masave të ajrit me presion të rritur atmosferik”, njofton IHMK-ja.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit.