Arbëri

Aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të PTK-së, Shyqri Haxha

Aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të PTK-së, Shyqri Haxha

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm–Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Shyqri Haxha ish-Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”.

Prokuroria është bazuar në nenin 237 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.