Arbëri

Prej 60 milionë eurove, edhe 3.7 milionë ende nuk janë ekzekutuar për bizneset

Prej 60 milionë eurove, edhe 3.7 milionë ende nuk janë ekzekutuar për bizneset
Foto: KSP

Kanë mbetur edhe 3.7 milionë euro pa u ekzekutuar nga Fondi për rimëkëmbje ekonomike që është paraparë të mbështeten 36 mijë e 679 biznese për subvencionimin e pagave.

Këshilltari i ministres së Financave, Lulëzim Krasniqi ka thënë për KosovaPress se deri tash nga Fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 60 milionë eurosh për subvencionimin e pagave, janë ekzekutuar 56.3 milionë.