Qeveria e Kosovës sot pritet ta shfuqizojë Task-forcën Anti-Korrupsion. Ky propozim është bërë i ditur në agjendën e Qeverisë, ku thuhet se do e shqyrtojë propozim-vendimin për shfuqizimin e kësaj Task-force në kuadër të Policisë së Kosovës, shkruan KOHA.
Më 26 shkurt të vitit 2010, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in, kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që në kuadër të saj, ta themelojë këtë Departament Special Antikorrupsion, me qëllim të hulumtimit dhe luftimit të dukurive korruptive në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLidhur me këtë propozim ka reaguar edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), duke e quajtur propozimin si hakmarrje e politikës ndaj zyrtarëve të Task Forcës.
{gallery}